Google ADS

Hoti numëron pesë pika se si duhet të jetë marrëveshja e Kosovës me Serbinë

11:59 | 7 Shkurt 2023
A. B.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përmendur pesë pika lidhur me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë.

Deputeti thekson se marrëveshje me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, e jo e ndërmjetme, si dhe ligjërisht e obligueshme.

Tutje, Hoti shkruan se kjo marrëveshje gjithashtu duhet të jetë me garanci ndërkombëtare, e të jetë për noramlizim të marrëdhënieve.

Në fund, deputeti Hoti thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë me njohje reciproke.

Postimi i tij i plotë:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
5. PËR NJOHJE RECIPROKE. /arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme