Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se SHBA do të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër sulmeve kibernetike.
Në një konferencë për shtyp, Kim theksoi se SHBA është e përkushtuar që ta bëjë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, ndërsa shtoi se sulmet kibernetike janë një kërcënim i vazhdueshëm.
“SHBA ka punuar përkrah Shqipërisë për një përgjigje të gjerë ndërkombëtare për të dënuar sulmin e Iranit dhe për të shprehur mbështetje për Shqipërinë dhe për të sjellë veprime konkrete. Nuk jeni vetëm në këtë përgjigje”, tha Kim.
“SHBA është me Shqipërinë. Duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive dhe reagimet ndaj tyre. Do të jenë 50 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike. Jemi të përkushtuar që ta bëjmë Shqipërinë të aftë të mbrojë veten, Hapat që SHBA dhe Shqipëria ka bërë janë domethënëse dhe do të vazhdojnë. Ne duhet të pranojmë se sulmet kibernetike do të jenë një kërcënim i vazhdueshëm”, tha ajo.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...