Google ADS

Zjarr në portin e Iskenderun pas tërmetit në Turqi

11:29 | 7 Shkurt 2023
A. B.

Një zjarr i madh shpërtheu në portin e Iskenderun në Turqi pas tërmeteve të fuqishme të së hënës. Tërmeti shkaktoi mbi 5 mijë viktima në 10 provinca në Turqi, si dhe në Siri.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit një zjarr i madh përfshiu kontejnerët në portin e Iskenderun mbrëmjen e së hënës. Re të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët deri në orët e para të së martës, raporton “Reuters”

Dëmet e shkaktuara janë tejet të konsiderueshme pasi zjarri përfshiu me dhjetëra kontejnerë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme