Muriqan/Transportonte drejt një vendi të BE-së, një shumë të madhe parash që e kishte fshehur në autobusin që drejtonte, procedohet penalisht 35-vjeçari.
Sekuestrohet shuma 48 100 euro, që ky shtetas nuk e deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVKM Shkodër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues shtetasin R. A.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur 48 100 euro, të cilat drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., i kishte fshehur në një çantë, me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 35 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...