Sot rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Sot, rreth orës 11:00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, shkruan ShKK.
Tutje, ShKK njofton se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera sipas rregullores.
“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës, është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë, kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e ShKK-së./arbresh.info/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka