Shkon në mbi 2300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

16:17 | 6 Shkurt 2023
E.H

Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.

Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.

Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën./rel

Lexo edhe:

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri rritet në 1900

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme