Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka konfirmoi sot se, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
“Bazuar në komunikimin me Ambasadën e Shqipërisë në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo informacion të përditësuar”, shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme u shpreh se, “në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”.
“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot, duke shkaktuar qindra viktima”, u shpreh Xhaçka.
Një tërmet shkatërrues goditi Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, duke shkaktuar mbi 600 viktima dhe shumë dëme materiale.
MEPJ bën të ditur se, për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985
Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219./rtsh
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?