Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës dhe erërave, të gjitha rrugët janë të kalueshme.
N ë njoftim thuhet se në rrugën Kerpimeh-Bajgorë ka pasur disa penges të përkohshme në rrugë, por sipas njoftimit të tyre, është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve.
“Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve”.
“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë./arbresh.info
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...