Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se ka diskutuar për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore, me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara, Lynne Tracy.
Ai tha diskutimi për traktatin New START është zhvilluar javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve ruse, interax.
Ryabkov shtoi se Rusia është e përkushtuar ndaj traktatit, por nuk dha asnjë datë se kur mund të mbahet rundi i ri i bisedimeve, duke u thirrur në konfliktin në Ukrainë.
Bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit për traktatin New START ishin paraparë që të mbaheshin nëntorin e kaluar, por u pezulluan në momentin e fundit.
Shtetet e Bashkuara më herët kanë akuzuar Rusinë se po e shkel traktatin, duke mos lejuar që të kryhen inspektime në territorin rus.
Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse./REL
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...