Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, si dhe dëme kolosale materiale.
Lëkundja kryesore ndodhi rreth orës 02:16, ndërkohë që epiqendra ka qenë në provincën juglindore të Gaziantep, në kufi me Sirinë.
Deri në këto momente raportohet për mbi 316 viktima dhe mijëra të lënduar, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme.
Lëkundja kryesore është pasuar nga 50 tërmete të tjerë, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 6.7 Rihter.
Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në 10 provinca juglindore të Turqisë, ndërkohë që viktima ka dhe në territorin sirian.
Autoritetet lokale turke kanë raportuar për shembjen e dhjetëra ndërtesave, në Gaziantep ashtu edhe në qendrat e afërta të Dijarbakirit dhe Malatyas. Dyshohet se disa persona janë bllokuar nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë mobilizuar të gjitha shërbimet e shpëtimit.
Menjëherë për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Erdogan i cili iu premtoi qytetarëve se do ta kapërcejë së bashku me ta këtë fatkeqësi, duke ofruar ndihmë për këdo person që është prekur nga tërmeti.
“Shpresojmë ta kapërcejmë këtë fatkeqësi së bashku, sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sasinë më të vogël të dëmeve. Ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera janë në gatishmëri”, shkruan Erdogan në rrjetet sociale./a2cnn
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës