Prashikimi i motit

07:23 | 6 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku priten në zona të caktuara të ketë reshje të pakta bore, sidomos gjatë orëve të para të 24-orëshit. Acar i madh.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -8 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej -4 deri në -1°C. Në mbrëmje priten kthjellime të pjesshme, temperaturat ulen rreth -10°C. /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme