Allison Guerriero, ish-e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të qeverisë dhe ish-të dashurit të saj, tashmë të arrestuar.
Ajo për emisionin “Review” në Euronews Albania tha se nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq.
Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë.
Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?
Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.
Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?
Allison: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.
Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?
Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.
Dogana e Kosovës priti sot në vizitë drejtorin e përgjithshë...
Gjimshiti në formacionin e javës të Ligës së Kampionëve
Britania “godet” Rusinë me një paketë të re sanksionesh
ORCA kundër afateve shtesë për provime në UP
2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në hist...
Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luf...