Rritet niveli i ujit në Fierzë, KESH eksporton energji elektrike

17:17 | 5 Shkurt 2023
E.H

Përmirësohet ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri.

Reshjet e shiut dhe të borës kanë dhënë impact në rritjen e kuotave në kaskadën e Drinit.

Nga të dhënat rezulton se në liqenin e Fierzës niveli i ujit është mbi 291 metra i cili konsiderohet i kënaqshëm për këtë periudhë dhe pranë pikës maksimale.

Në nivele optimale në liqenin e Fierzësjanë edhe prurjet të cilat aktualisht vlerësohen 250 m3/s ndërsa të katër turbinat e HEC-it janë në punë.

Ndërkohë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare aktualisht po prodhon energji me kapacitet të plotë duke plotësuar nevojat e vendit si dhe dhe duke eksportuar.

Vetëm në javën e paë të shkurtit Kesh ka zhvilluar dy procedura për shitjen e energjisë elektrike duke arkëtuar 3.8 mln euro në total.

Për periudhën 1- 3 shkurt është shitur energji në vlerën e 2.4 milion eurove.

Ndërkohë në tenderin e fundit KESH ka shitur 1.4 mln euro energji elektirke.

Kesh ndërkohë ka zhvilluar edhe një procedurë për depozitim energjie .

Gjatë janarit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta rimarrë gjatë qershorit e cila vlerësohet një periudhë e thatë.

Aktualisht çmimet e energjisë në bursën hungareze mbeten të stabilizuara por në një kohë që konflikti Rusi-Ukrainë mbetet i ashpër , vijon edhe mundësia e ripërsëritjes së një krize energjitike./abcnewss.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme