Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-të “do të kujdesen” për balonën spiune kineze, e cila ka fluturuar në të gjithë Amerikën gjatë ditëve të fundit.
Biden, nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkuptonte me fjalë “kujdesje”.
Presidenti amerikan është përballur me një presion të vazhdueshëm për rrëzuar objektin me të cilin dyshohet se Pekini po vëzhgon vendet strategjike në SHBA.
Zyrtarët dolën kundër një lëvizje të tillë për shkak të rrezikut të rënies së mbeturinave.
Incidenti vjen në mes të situatës së tensionuar midis SHBA-së dhe Kinës, me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken që anuloi një udhëtim në Pekin të premten.
Blinken tha se prania e balonës së “mbikqyrjes” ishte “një akt i papërgjegjshëm”. Megjithatë, Kina, e cila e ka cilësuar devijimin e rrugëtimit të balonës si një defekt, kërkon një zgjidhje të qetë të mosmarrëveshjes.
Balona gjigante e bardhë u vu re për herë të fundit mbi Misuri dhe pritet të arrijë në bregun lindor të SHBA-së pranë Carolinas gjatë të dielës.
Në një tjetër zhvillim të premten, SHBA raportoi një tullumbace të dytë kineze që lundronte mbi Amerikën Latine./euronews
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...