Ligji për tatimin në pronë tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për plotësim ndryshim.
Ky Ligj, pritet të hyjë në agjendën legjislative në Kuvend në mars të këtij viti.
Kështu të paktën thotë për “Arbresh.info”, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Ai pohon se ky Ligj është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm, duke shtuar se është trashëguar nga një ligj i mëhershëm.
“Është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishme që të bëhen ndryshime sepse i kemi pa efektet negative të cilat i kemi trashëgua nga një ligj kur është parapa që të bëhet përllogaritja në mënyrë të sheshtë, dhe jo në mënyrë progresive dhe dallimet janë shumë të mëdha, midis asaj se sa duhet të paguhet dhe realisht vlera se sa është në treg”, shprehet Korenica.
Pra, sipas tij, për të eliminuar të gjitha pakënaqësitë që janë dalë, është mirë që shumë shpejtë Ligji për tatim në pronë të hyjë në agjendën e Kuvendit.
“Sipas asaj që kam unë njohuri, vjen në mars që të punohet intensivisht me të, dhe mos të kemi më kësi lloj befasi në vitin që vjen. Tashti, do të shohim se cilat janë modalitetet më të mira në mënyrë që efekti i rivlerësimit i pronave të mos ndikojë, ashtu brutalisht në efektin e xhepit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse për disa prona ka shkuar në 400 për qind apo 500 për qind rritje prej sa ka qenë në vitin 2019”, shprehet Korenica.
Deputeti i Vetëvendosjes e pranon: Punëtorëve të sektorit privat nuk iu kemi ndihmuar sa duhet gjatë kësaj krize
Korenica e pranon se Qeveria Kurti nuk ka bërë sa duhet për punëtorët e sektorit privat.
“Shqetësimi im si deputet prej fillimit ka qenë dhe ka me qenë që vëmendja kryesisht e Qeverisë të jetë tek sektori privat. Mirë që e kapërcyem një hendek të madh shumëvjeçar ku nuk është rregullua paga në sektorin publik, tashmë fokusi ynë do të jetë në sektorin privat, t’u e ditë që aty bëhet gjenerimi më i madh i vendeve të punës, njëkohësisht edhe të ardhurave të shtetit nga po ky sektor burojnë”, shprehet ai.
Sipas tij, duhet të intervenohet shumë shpejtë me rritjen e numrit të inspektorëve, duhet të shikohet po ashtu që nëpërmjet inspektorëve sesa janë të përgjegjshme kompanitë sa i përket të drejtave të punëtorëve, e që sipas tij ka pasur shumë raste që nuk përfillen ashtu siç duhet.
Në njëjtën kohë, Korenica thotë se pajtohet me shqetësimin në sektorin privat, që jo mjaftueshëm ekzekutivi ka qenë aty ku duhet për me iu ardh në ndihmë gjatë kësaj krize.
“Konsideroi që është padrejtësi t’i kategorizojmë njerëzit për ndihma të sektorit publik apo të sektorit privat për qeverinë dhe shtetin tonë. Është e nevojshme që njerëzit t’i trajtojmë në tërësi dhe në atë formë kur ne ndërhyjmë e mos të bëjmë dallim për qytetarët tanë dhe njëra prej formave që ka aplikuar qeveria është po ashtu mbështetja e rritjes së pagës në sektorin privat”, pohon Korenica.
Ai thotë dallimi i pagës në sektorin privat me atë publik është shumë i madh dhe kjo sipas tij duhet të ndryshohet shumë shpejt.
“Hendeku i pagës minimale midis sektorit privat dhe sektorit publik është jashtëzakonisht i madh. Nëse në sektorin privat është diku le të themi rreth 500 euro paga mesatare, tashmë në sektorin publik është 720-730 euro, e ky është dallim substancial, e shumë i madh. Prandaj ngarendin njerëzit të konkurrojnë në për pozicionet publike. Ky fakt duhet të ndryshohet dhe është në përgjegjësi të qeverisë të reagojë shumë shpejtë dhe ne deputetët jemi aty për t’i shty këto ndryshime të nevojshme”, shprehet Korenica.
Ndryshe, të mërkurën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se vlera e koeficientit të pagave për zyrtarët publik në Kosovë do të jetë 105 euro.
Kurti këtë e bëri të ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i cili tha se kjo vlerë është e vlefshme deri në vitin 2024, pasi që nga janari i atij viti, vlera do të rritet në 110 euro.
“Vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik, koeficientët të cilët tashmë janë publikuar, do të jetë 105 euro. Ndërsa nga janari i vitit 2024 ajo do të rritet për 5 euro, pra 110 euro.”, tha kryeministri Kurti.
Koeficientin më të madh në pagë e ka Presidentja, pra 18, e ai më i vogli është koeficienti 2, i cili vlen për kadetët e policë./ Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Intervista e plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...