Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante heroinë dhe kokainë në Tiranë. Në pranga kanë rënë: Hortenca Biçaku, Klevi Banushi, Artur Kristo dhe Brikena Frakulli. Kjo e fundit drejtonte grupin kriminal, e cila siguronte drogën në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.
Nga kontrolli i ushtuar në banesat e Brikena Frakullit dhe Artur Kristos, u gjetën dhe sekuestruan 6 kg lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje, raporton abcnews.al.
Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të reja, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një hetimi disa javor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...