Google ADS

Shala: PDK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për plotësim ndryshimin e Ligjit për tatimin në pronë

12:04 | 4 Shkurt 2023
A. B.

Ngritja e tatimit në pronë, ka ngjallur pakënaqësi të shumta nga bizneset, por edhe qytetarët, të cilët thonë se dyfishimi i tatimit në pronë është i papërballueshëm.

Lidhur me këtë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të mërkurën ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore, ku kërkohet plotësim ndryshimi i Ligjit për tatimin në pronë.

Këtë e ka bërë e ka bërë të ditur për “Arbresh.info” deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ai thotë se ka hapësirë që të përmirësohet ky ligj, marrë parasysh gjendjen aktuale në të cilën gjendet vendi.

“Ne tashmë e kemi marrë një nisëm ligjore dhe veç është deponuar nga dje, ku ne do të kërkojmë plotësim ndryshimin e ligjit, i cili në rrethana të tjera ekonomike, sociale të vendit është miratuar. Ky ligj ka hapësirë të përmirësohet, duke marrë parasysh rrethanat aktuale që ka vendi”, shprehet Shala.

Ai pohon se orvatjet e Qeverisë aktuale për tu fshehur pas një ligji të vjetër, janë paaftësi qeverisëse dhe keqmenaxhim i skajshëm, duke nxjerrë kështu sipas tij, një raport vlerësimi në rrethanat e inflacionit, në rrethanat ku ka mungesë të pagës minimale dhe në rrethanat e krizës energjetike.

Deputeti i PDK-së ka folur edhe për lënien anash të sektorit privat që sipas tij,  po bëhet nga ekzekutivi.

Ai pohon se mbi 400 mijë punëtor të sektorit privat, janë harruar nga Qeveria Kurti.

“Mbi 450 mijë të sektorit privat janë të harruar nga Qeveria, sepse Qeveria tashmë ka në agjendë të godas sektorin publik, siç ka goditur me koeficientin e pagave dhe në veprime të tjera. Fatkeqësisht këto janë veprime të keq menaxhimit qeveritar”, thotë Shala.

Ndryshe, të mërkurën qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve kanë protestuar sot për rritjen e çmimit të qirasë nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) për lokalet në Prishtinë.

Ata kërkuan që Ndërmarrja Publike Banesore t’i mbajë çmimet e vjetra, pasi sipas tyre, përballja me krizën ekonomike po u shkakton humbje të mëdha.

“Kjo rritja e çmimit ka ndodhur për 100 për qind dhe për ne është e papërballueshme. Fjalët e Komunës nuk kanë qenë kështu, për atë arsye ne jemi të pakënaqur dhe po protestojmë”, thanë disa nga protestuesit./Arbresh.info/Pleurat Salihu/

Intervista e plotë:

Të ngjashme