Google ADS

Rrahje mes të burgosurve në Dubravë, pesë persona sulmojnë një tjetër

09:14 | 4 Shkurt 2023
A. B.

Një rrahje brutale ka ndodhur dje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur atje, është sulmuar nga pesë të burgosur të tjerë.

Viktima me këtë rast ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e plagëve të marra.

“Burgu i Dubravës 03.02.2023- 15:30 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë,  po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme