Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për vizitën që sot e zhvilloi në Stamboll të Turqisë, ku u prit nga presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë vizitë, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kurti tha se përgjatë darkës, ai dhe Erdogan folën për raportet Kosovë-Turqi, dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes.
“I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij”, shkroi Kurti. /arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë