Sekuestrohen disa kamera në Bilisht, të vendosura nga persona me precedentë kriminalë

22:57 | 3 Shkurt 2023
K.B

Sekuestrohen kamera te vendosura në kundërshtim me ligjin në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit, që u përkasin dy shtetasve me precedentë penalë.

Nga kontrolli i komisariatit të këtij rrethi, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban, dhe Sokol Anxhi në qytet.

Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi ishte me masë sigurie arrest në shtëpi.

Deri tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara, pasi ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme