Google ADS

Norvegjia do të blejë 54 tanke “Leopard” nga Gjermania

20:56 | 3 Shkurt 2023
K.B

Norvegjia do të blejë 54 tanke të reja” Leopard 2″ të prodhimit gjerman për ushtrinë e saj dhe do të ketë një opsion për të blerë 18 të tjera më vonë.

Lajmi u bë i ditur nga qeveria norvegjeze këtë të premte, shkruan Reuters.

“Ne sigurojmë që të kemi të njëjtat tanke si fqinjët tanë nordikë dhe shumë aleatë kryesorë të NATO-s,” tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për shtyp.

“Kjo forcon më tej marrëdhëniet tona me Gjermaninë,” shtoi ai.

Norvegjia, fillimisht kishte planifikuar të blinte 72 tanke, por muajt e fundit diskutoi për një blerje të reduktuar, pasi ministri i mbrojtjes në vend rekomandoi shpenzimin e më shumë fondeve për helikopterë, drone dhe artileri me rreze të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme