Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në vazhdën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.
Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës.
“Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /arbresh.info/
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...