Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që bizneset private t’ua rrisin pagat punëtorëve.
Murati ka theksuar se kërkesa e opozitës që paga mesatare në sektorin publik të bëhet 900 euro është e pamundur për shkak se Qeveria nuk dëshiron ta dëmtojë sektorin privat, raporton arbresh.info
“Ne nuk e kemi rritur pagën mesatare të sektorit publik në 900 euro, sepse ato para duhet marrë diku, e ku i marrim ato? Natyrisht se nga sektori privat. Ne për këtë arsye e kemi bërë pagën mesatare në sektorin publik 730 euro. 900 euroshin ne nuk po e kërkojmë, këtë po e kërkon opozita. Andaj ne si qeveri e përgjegjshme e kemi bërë një baraspeshë. Ne e kemi ndihmuar sektorin privat me shtesa për studentë, për biznese, për subvencionim të energjisë, dhe përsëri kërkoj dje bëj thirrje te bizneset që t’i rritin pagat për punëtorët e tyre.”, tha Murati para deputetëve.
E deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se Qeveria “nuk dëshiron të dëgjojë” për popullin, gjegjësisht sektorin privat. Sepse sipas Lushtakut, VV-ja e ka humbur kontaktin me popullin. “Ju keni vepru si parti komuniste, para pushtetit kinse e doni shumë popullin, e tash, e keni humbur kontaktin me ta. Sepse natyrisht, ju jeni vetë populli, keni pushtet, s’keni nevojë të pyesni për hallet e tij.”, tha Lushtaku. /arbresh.info/
lexo edhe:
Murati: Koeficienti 105 euro vlen vetëm për ata që s’kanë përvojë pune
Lushtaku-Muratit: Keni mashtruar, i keni hequr shujtat e policëve dhe shtesat e mjekëve
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...