Google ADS

Arënliu-Hoxhaj viziton Klinikën e Psikiatrisë, hapet edhe një repart i ri

14:00 | 3 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjitshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, në të cilën së fundmi është bërë riorganizimi i reparteve dhe shtimi i kapaciteteve me shtretër.

Drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci, e njoftoi drejtoreshën, se në kuadër të riorganizimit, është hapur Reparti i ri  i Sëmundjeve të Varësisë, me ç’rast është dyfishuar numri i shtretërve, nga 6 sa kishte, në 12 shtretër.

Sipas tij, në kuadër të ish-Repartit të Sëmundjeve të Varësisë, sot është hapur Reparti i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, Reparti i Çrregullimeve Akute-Psikotike,  i cili do te ketë 6 shtretër.

Drejtoresha Arënliu- Hoxhaj, përgëzoi stafin e klinikës për këtë riorganizim dhe hapjen e shërbimeve të reja, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e ShSKUK-së për zgjerim dhe avansim të mëtejmë të shërbimeve në Klinikën e Psikiatrisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme