ShSKUK njofton për trajtimet që u kryen vitin e kaluar në Klinikën Infektive

10:04 | 3 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u trajtuan 2 mijë e 642 pacientë.

Për 12 muaj, në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita në Ambulancën e Pranimit, 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime.

Brenda kësaj kohe, aty janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi, thuhet në raportin vejtor të punës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme