Google ADS

Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë

09:20 | 3 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovë ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete i cili po jetonte i vetëm në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas policisë ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme