Deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, tha ministri polak i Sportit dhe Turizmit, Kamil Bortniczuk.
Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t’ua lejuar atletëve rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë në Lojërat e vitit 2024.
Ukraina ka kërcënuar se do t’i bojkotojë ato nëse kjo ndodh.
Por, IOC-ja tha të enjten se çdo bojkot do t’i “dënojë vetëm atletët”.
Bortniczuk tha se beson që do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, për t’i bllokuar planet e IOC-së, përpara takimit të 10 shkurtit.
“Duke pasur parasysh këtë, nuk mendoj se do të përballemi me vendime të vështira përpara Olimpiadës dhe, nëse do t’i bojkotojmë ato, koalicioni ku do të jemi pjesë edhe ne, do të jetë mjaft i gjerë për ta bërë të pakuptimtë mbajtjen e Lojërave Olimpike”, tha ai.
Më 31 janar, IOC-ja tha se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë.
Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në kryeqyetin e Francës, Paris./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...