Ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, Endrita Brahimi ka siguruar një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë se Endrita do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë.
Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkoloneli John Hunter tha:
“Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim.
Endrita Brahimi ka pasur sukses edhe në ngjarje tjera ndërkombëtare siç ishte ajo e qershorit të vitit të kaluar në Kroaci.
Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. /arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...