Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Orët e mesditës do të sjellin ndërprerje të reshjeve në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe intervale të shkurtra me kthjellime duke lënë me reshje dëbore por në sasi të pakët të gjithë zonën malore lindore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit si edhe ndërprerje të reshjeve për tu ri-kthyer sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do të mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abc
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...