Google ADS

Memli Krasniqi pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë

20:59 | 2 Shkurt 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është pritur sot në Washington DC nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

Lideri opozitës e ka falënderuar drejtorin Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë, si fundament i fuqizimit të shtetësisë sonë.

“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kreu i PDK-së tha se SHBA-të kanë qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit tonë, andaj, siç tha ai, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme