Në mungesë të kuorumit, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike

17:28 | 2 Shkurt 2023
E.H

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi ka dështuar në miratimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se vetëm 52 deputetë kanë votuar.

Sipas Konjufcës, ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme.

“52 deputetë po votojnë nuk ka më shumë kuorum se kaq, kështu që konstatojë se ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme kurdo që mbahet ajo”, tha ai.

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë përkrahur vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme