Kuvendi i Komunës së Obiliqit sot ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku me 10 vota pro dhe një abstenim, ka votuar dy rekomandime për Ministrinë e Financave.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ka njoftuar se rekomandimi i parë është se Obiliqi është i gatshëm për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronën e paluajtshme deri në 100 euro, ndërsa ka rekomanduar MF-në që ta plotësojë me infrastrukturë ligjore.
Rekomandimi i dytë është që ministria ta pezullojë vendimin për rivlerësimin e pronave dhe qytetarët e Komunës së Obiliqit, të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç kanë paguar në vitin 2022.
“Në fjalën time, kam falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal për vullnetin dhe angazhimin e tyre si dhe kam shprehur gatishmërinë në faljen e tatimit në pronë për qytetarët e Obiliqit si rezultat i gjendjes së rënduar ekonomike dhe inflacionin si dhe konsideroj se duke patur mundësi ligjore Ministria gjegjëse do has në mirëkuptim për rekomandimet e votuara nga Kuvendi i Obiliqit”, ka shkruar Gashi./arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës