Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke vazhduar qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Ai po merr pjesë në kuadër të organizimit “Lutjet e Mëngjesit”.
Haradinaj shkruan se tash e sa vite, në “Lutjet e Mëngjesit”, takon shumë miq amerikanë, por edhe ndërkombëtarë.
“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës. Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”, shkruan Haradinaj./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...