Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë sot në Kuvend se partia e saj propozon që vlera e koeficientit të pagave të jetë 125 euro.
Në fjalimin e saj, Bajrami theksoi se vlera 105 euro e vendosur nga Qeveria dje nuk mund të quhet rritje e pagave.
Tutje, ajo bëri thirrje te deputetët e Kuvendit që ta përkrahin këtë amandament të LDK-së, i cili mund të kushtojë 120 milionë euro në vit.
“Ne sot me këtë koeficient, s’kemi rritje reale të pagave. Ne mund të kemi një rritje të lehte nominale, por e cila asesi nuk e adreson normën e inflacionit. LDK ka shikuar buxhetin, ka bërë të gjitha kalkulimet dhe ne propozojmë të paraqesim amandament qe koeficienti i pagave të jetë 125 euro. Kjo kërkon një kosto vjetore prej 120 milionëve dhe është shumë më pak sesa masat e Qeverisë që i ka nda vitin e kalum pa asnjë efekt. Ne ju bëjmë thirrje deputetëve të këtij Kuvendi që ta përkrahin amandamentin”, ka deklaruar Bajrami.
Vlera e koeficientit të pagave u caktua dje në mbledhjen e Qeverisë, ku ajo do të jetë 105 euro, ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm do të rritet në 110 euro./arbresh.info
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...