Google ADS

Abelard Tahiri uron Kurtin për rritjen e pagës

11:10 | 2 Shkurt 2023
K.B

Tashmë ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka uruar kryeministrin e vendit Albin Kurtin për rritjen e pagës me koeficientin e ri

“Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni që në emër të juajin t’ia urojmë kryeministrit dhe kabinetit qeveritar ngritjen e pagës”.Është hera e parë që kryeministri me ligj e ngrit pagën që prej përcaktimit të pagës së parë të kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa e ka quajtur të papranueshme uljen e pagës për disa kategori.

“Zbritja e pagës së profesorit i cili përgatit gjeneratat e reja, zbritja e pagës së gjyqtarit i cili dënon njerëz kriminelë deri edhe me burgim të përjetshëm, zbritja e pagës së prokurorit e hetuesit që hetojë e ndjekin krimin, janë të papranueshme”, ka thënë Tahiri para deputetëve.

Seanca është duke vazhduar. /arbresh.info/

Të ngjashme