Në nëntor të vitit të kaluar Qendrat e Mjekësisë Familjarë në Prishtinë, (QKMF), u pajisen me katër autoambulanca të reja.
Ishte Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai që i pari i provoi, duke thënë se prioritet është rritja e cilësisë së shërbimeve, raporton “Arbresh.info”.
“Prioritet e kemi rritjen e numrit dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit”, kishte thënë Rama.
Por, që nga ajo ditë këto katër autoambulanca ende nuk janë në përdorim.
Nga drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, për “Arbresh.info” thonë se këto autoambulanca mbetën të pa përdorura për shkak të disa procedurave.
Sipas tyre zyra për buxhet dhe financa është në pritje të fillimit të lejimit të pagesave, që pritet të nis nga data 02 shkurt 2023.
“Tani të gjitha procedurat janë të përfunduara sa i përket sigurimit dhe çështjeve teknike, zyra për buxhet dhe financa është në pritje të fillimit të lejimit të pagesave ( fillimi i vitit fiskal) që pritet të nis nga data 01 ose 02 shkurt 2023”, thotë Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Prishtinës.
Njohësi i çështjes së shëndetësisë, Bujar Vitija thotë se këto autoambulanca duhet të funksionalizohen sa më shpejtë, pasi çdo vonesë është e paarsyeshme.
“Nuk e di arsyen pse nuk janë funksionalizuar por konsideroj se duhet të bëhet sa më shpejt. Qytetarët kanë nevojë për shërbime më cilësore dhe më të shpejta, edhe stafi mjekësor duhet të kenë kushte më të mira të punës. Andaj çdo vonesë e funksionalizimit të autoambulancave është e paarsyeshme”, ka thënë Vitija.
Autoambulancat e reja erdhën në Prishtinë nga 24 nëntori i vitit të kaluar./Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën