Për herë të parë një samit mes BE-së dhe një vendi kandidat zhvillohet në një zonë lufte. Kjo konsiderohet si një simbol i mbështetjes. Çfarë mund të pritet nga samiti në Ukrainë?
Do të jetë delegacioni më i madh i BE-së, që do të vizitojë Kievin që nga fillimi i invazionit rus: 16 komisarë të BE-së, ndër ta presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell si dhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, ndërmarrin jo vetëm udhëtimin riskant me tren përmes Ukrainës së tronditur nga lufta, por të enjten (02.02.2023) ata zhvillojnë bisedime në Kiev bashkë me qeverinë ukrainase. Të premten zhvillohet zyrtarisht takimi i nivelit të lartë në Kiev – i pari samit në një territor lufte.
“Ky është qartazi një simbol i fuqishëm”, thotë Marie Dumoulin, drejtore e Programit “Wider Europe” (Europa e zgjeruar) në Think Tank “European Council on Foreign Relations”. Takimet në Kiev synojnë të demonstrojnë: “Ne nuk kemi frikë të vijmë tek ju. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë për juve.”
Kryesisht mbështetja e mëtejshme ushtarake dhe financiare nga Bashkimi Europian do të jenë në rend të ditës, thotë Dumoulin. Këtë ia konfirmuan DW-së edhe qarqet e BE-së. BE dhe vendet anëtare i kanë vënë në dispozicion deri tani Ukrainës armë dhe pajisje ushtarake në vlerën 11,5 miliardë euro. Sivjet BE-ja do të verë në dispozicion edhe 18 miliardë euro mbështetje financiare, në mënyrë që qeveria në Kiev të mund të vazhdojë të paguajë pensionet dhe pagat në sektorin e shërbimeve publike.
“Ndoshta në samit do të diskutohet edhe për rindërtimin e Ukrainës”, thotë Dumoulin. BE bashkë me vendet e industrializuara të grupit G7 ka filluar rindërtimin e institucioneve, për të koordinuar paratë private dhe publike dhe për të drejtuar procesin e rindërtimit. Se cilat do të jenë rezultatet konkrete të samitit në Kiev, për këtë ekspertja e politikës së jashtme dhe ish-diplomatja franceze nuk parashikon ndonjë përparim të madh.
Samiti në Kiev synon që të japë një sinjal se i vlerëson përpjekjet për reforma të qeverisë ukrainase dhe do t ainkurajojë atë të vazhdojë më tej, i konfirmuan DW-së nëpunës të BE-së në Bruksel. Pritet që të diskutohet plani 10 pikësh i paqes i presidentit Volodymyr Selenskyj, po ashtu edhe nisma për krijimin e një tribunali special për të vënë para përgjegjësisë presidentin Vladimir Putin si dhe personat e rrethit të tij të ngushtë.
Por sikurse theksojnë përfaqësuesit e BE-së, qeveria ukrainase nuk duhet të ketë pritshmëri të mëdha sa i përket një perspketive të shpejtë anëtarësimi./DW
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...