Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, dhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, të cilët ndodhen prej disa ditësh në SHBA, zhvilluan një takim me kongresmenin republikan, Michael Guest.
Këlliçi informoi se në takim u diskutua gjerësisht rreth çështjeve aktuale si sundimi i ligjit dhe zgjedhjet vendore të 2023.
“E informuam kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama. Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq”, shkroi Këlliçi në rrjetet sociale.
Bylykbashi theksoi se në takimin me kongresmenin Michael Guest në Washington e ka informuar në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
“Informuam mbi situatën kritike ku ndodhet demokracia shqiptare dhe përpjekjet për të penguar PD të garojë në zgjedhje, në një sulm të paprecedent kundër pluralizmit në Shqipëri. Skandali McGonigal, hedh dritë në pusin e errët korruptiv që tregon përpjekjen shumëvjeçare të Edi Ramës për të shkatërruar PD. Ky skandal tregon një herë e përgjithmonë se sa larg ka shkuar Rama për të mbajtur me çdo çmim pushtetin dhe me çdo kusht”, theksoi Bylykbashi .
Këlliçi dhe Bylykbashi zhvilluan takim edhe me kongresmenin nga Miçigan, John Moolenar.
Këlliçi theksoi se temë e diskutimit ishin zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësia që kanë ato për të ardhmen e vendit.
“Diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta. Këtë javë ndodhem në Washington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane”, shkroi Këlliçi./atsh/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...