Drejtori i Barcelonës tregon pse dështoi transferimi i Julián Araujo

08:14 | 2 Shkurt 2023
K.B

Skuadra e Barcelonës ishte pranë nënshkrimit me talentin Julián Araujo, por tranaferimi i tij dështoi në minitat e fundit.

Drejtori i klubit katalanas, Alemany, ka sqaruar situatën, ku ka thënë se marrëveshja nuk është arritur, pasi kishte një gabim kompjuterik dhe regjistrimi nuk ka mundur të ndodhte për shkak të kohës.

Vonesa ishte vetëm për 18 sekonda.

Ai ka thënë se tani po presin një vendim nga FIFA.

“Ne nuk mbëritëm në kohë për shkak të një gabimi kompjuterik – vonesa ishte 18 sekonda”. #FCB “Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë vendos FIFA”, deklaroi Alemany.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme