Google ADS

Gucati dhe Haradinaj sot përballen me vendimin e apelit

08:05 | 2 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë sot duke filluar nga ora 09:30 bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen e ish krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gucati dhe Haradinaj, më 18 maj 2022,  u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. Ata u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e paraburgimit në Hagë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme