Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që koeficienti i pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha ligji i pagave hyn në fuqi me 5 shkurt dhe presin që Kuvendi i Kosovës të kryej procedurat sa më shpejt.
“Qeveria e Kosovës e ka kryer të gjithë përgjegjësinë që e ka, sot ai është miratuar në qeveri dhe është përcjellë në kuvend dhe pritja jonë është që trajtimi nga kuvendi të bëhet sa më parë”, tha ai sot në një intervistë për RTK.
Kryeziu bëri me dije se së në infografikat që janë publikuar sot nga qeveria e Kosovës për paga, nuk janë përfshirë shtesat e tjera që shërbyesit civil, punëtorët e sektorit publik marrin varësisht nga specifikat e punës që bëjnë ata.
“Le të themi shtesa e përvojës që është një shtesë gjenerale, rrezikshmëria e punë, kushtet e punës, vëllimit të punës, etj”, tha Kryeziu.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...