Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka publikuar sot projektin e ri muzikor.
“Pikë të dobët” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Irkenci dhe Muma, kurse për melodinë u përkujdes Vojsava Alia.
Producimi ndërkohë është bërë nga Unix dhe është publikuar në po kanalin e tyre.
Kjo vjen pak ditë pas lansimit të këngës “Engjëll”, të cilën ia dedikoi të birit të porsalindur.
Ai dhe partnerja e tij, Abi Fregjaj, u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Aian.
Besohet se edhe ky projekt i Irkencit do të pëlqehet e pritet mirë nga publiku./arbresh.info/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...