Sot bëhet dy vite që kur Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike.
Kjo u bë në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi e cila ishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të 2020-ës, në prani të ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Sot kur shënohet 2 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, MPJD ka thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë edhe për shumë vite të tjera.
“Sot festojmë 2 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë, i cili ka sjellë prosperitet për të dy vendet. Ne presim vazhdimin e bashkëpunimit dhe miqësisë për shumë vite të tjera”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, transmeton arbresh.info.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Today we celebrate the 2nd anniversary of establishing diplomatic ties with the State of Israel. We’re proud of our partnership, which has brought prosperity to both countries. We look forward to continued cooperation and friendship for many more years to come.
🇽🇰🤝🇮🇱 pic.twitter.com/syy2br4dqO
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) February 1, 2023
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...