Halimi i reagon Kurtit në lidhje me koeficientin 105: Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie

14:13 | 1 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Sibel Halimi ka reaguar përmes një postimi në facebook i ka reaguar kryeministrit Kurti në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave.

Ajo tha se “Barazi” dhe “ndershmëri” ka shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës.

““Barazi” dhe “ndershmëri” paska shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës. Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie; Koeficient demagogjie, propagande, braktisje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e dërrmim i karrierave profesionale, ka shkruar Halimi.

Kujtojmë se sot është bërë publike vlera e koeficientit, 105, derisa kjo ngjalli pakënaqësi tek partitë opozitare./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme