Google ADS

Musliu reagon në lidhje me koeficientin 105: Erdhi dita, ama dita erdhi vetem për Albin Kurtin

13:54 | 1 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar përmes një postimi në facebook pas publikimit të koeficientit të pagës.

Musliu tha se nuk është befasuar nga kjo vlerë dhe se nuk pret që të bëjë diçka të mirë për Kosovën, një njeri që zgjedh që fëmija i tij të mos jetojë në vendin që qeverisë.

“Nuk me befasohem aspak vlera e koeficientit të pagës qe ka vendosur qeveria. Unë nuk pres qe të bëjë mirë këtë vend një kryeministër që zgjedh qe fëmija i tij mos të jetoj në vendin që ai e qeverisë! Thoshin erdhi dita, ama dita erdhi vetëm për Albin Kurtin të cilit i dhanë pushtet e legjitimitet për ta realizuar agjendën e tij për ta shkatërruar shtetin. Prej se ka ardhur kjo qeveri në pushtet qytetaret veç ditë s’kanë pa”, ka shkruar Musliu./arbresh.info

Ja dhe postimi i Musliut:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme