Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave.
Sipas Halimit, logjika ekonomike e qeverisë është “koeficient demagogjije, propgandae e barktisje”.
Pak minuta më herët kryeministri Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, e cilësoi koeficientin e ri si barazi dhe të ndershëm.
E për këtë Halimi ka shkruar se kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie.
“Barazi” dhe “ndershmëri” paska shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës. Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie; Koeficient demagogjie, propagande, braktisje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e dërrmim i karrierave profesionale”, ka thënë Halimi,
Kujtojmë se sot është bërë publik vlera e koeficientit, i cili ishte 105, ndërsa kjo ngjalli pakënaqësi tek partitë opozitare.
Në seancën e sotme, PDK, LDK e AAK e lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie për vlerën e koeficientit.
Kurse edhe seanca e sotme e Kuvendit u mbyll.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve për vazhdimin e kësaj seance, e cila ishte paraparë që të trajtonte pikat e papërfunduara të seancave të mbetura nga viti i kaluar,/arbresh.info/
lexo edhe:
Koeficienti i ri i pagave, Kurti: Me sistem të ri të pagave e vlera të reja
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?