Dështon seanca e Kuvendit, s’ka kuorum

13:18 | 1 Shkurt 2023
A. B.

Ende pa nisur mirë, seanca e sotme e Kuvendit u mbyll.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve për vazhdimin e kësaj seance, e cila ishte paraparë që të trajtonte pikat e papërfunduara të seancave të mbetura nga viti i kaluar, raporton arbresh.info

Përpos deputetëve të VV-së, gjithë të tjerët nga partitë opozitare e lëshuan seancën për shkak të pakënaqësive të tyre me vlerën e koeficienteve të pagave, blerë e cila u caktua nga Qeveria sot.

Kuvendi do të mblidhet edhe nesër me fillim nga ora 10:00, në një seancë të re plenare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme