Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme që në zgjedhjet vendore të 14 majit të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit.
Projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik u zbatua për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në një zonë votimi në kryeqytet dhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 mars të vitit që shkoi në bashkinë Vorë.
Gjatë mbledhjes u bë me dije se KQZ kërkoi shtrirjen e projektit pilot në 6 bashki, fondi për të cilat shkonte mbi 3 miliardë lekë.
Por fondi i dhënë nga Këshilli i Ministrave është 800 milionë lekë, që janë të mjaftueshme për ta zbatuar këtë projekt në vetëm 3 bashki.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...