Përmirësohet situata në Shkodër, 500 hektarë mbeten nën ujë

09:32 | 1 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Përmirësohet situata në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur është 500 hektarë. Ka një rënie me 520 hektarë që prej ditës së djeshme. Gjithashtu, situata është përmirësuar dhe në rrugën e Obotit pasi nuk ka prezencë uji. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Njoftimi:

Situata ne Bashkinë Shkodër, ne oren 08.00 te datës 01.02.2023 paraqitet si me poshtë :

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 e pandryshuar me ditën e djeshme ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.98 m ka rënie me 12 cm me ditën djeshme( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkinë Shkodër është 500 Ha, ka rënie me 520 Ha me ditën e djeshme.

Njësia Administrative Ana e Malit 500 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit nuk ka prezence uji .

Ujësjellësi Oblika 1 eshte vene ne funksion.

Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë ne monitorim te vazhdueshëm të situatës. /abc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme