Partia Demokarike e Kosovës ka reaguar me emërimin e Rilind Gërvallës në postin e drejtorit të Televizionit në Radiotelevizionin e Kosovës.
Sipas PDK-së, emërimi i militantit të LVV-së në këtë pozitë është një nga shumë kapjet institucionale të pavarura nga Kurti me presidenten Osmani.
“Kapja e RTK-së nga kryeministri Albin Kurti me mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar sot me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik”, thuhet në reagimin publik të PDK-së.
Me emërimin e tij, RTK nuk do të jetë më në shërbim të publikut, “por do të përdoret si megafon i Kurtit dhe Vetëvendosjes, ndërsa militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak”.
Kjo parti këtë konsideron se me kapjen e RTK-së, pushteti synon kapjen e mendjes së qytetarëve nga e cila kanë frikë më së shumti.
“Rilind Gërvalla, drejtor i sapoemëruar nga tetë anëtarët e Bordit të RTK-së, është militant i Vetëvendosjes tash e 15 vite, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha organizimet partiake”, thuhet në deklaratë.
PDK gjithashtu konsideron se kapja e RTK-së është një hap tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë./arbresh.info/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel